Mungon vërtetë pak nga konferenca e WWDC 2015 dhe në pritje të pritje të prezantimit zyrtar nga ana e Apple, shumë dizajner kanë provuar të imagjinojnë ndryshimet e ardhshme të iOS 9. Në këtë artikull do të shohim se si, sipas Simon Rahm, mund të ndryshojë LockScreen në iOS 9.

Simon Rahm ka dashur të tregojë vizionin e tij se si mund të bëhet akoma më funksionale Lockscreen duke shtuar disa funksione të reja mjaft interesante. Sipas kësaj hipoteze, përdoruesit do të jenë në gjëndje të konsultojnë më së miri të gjitha njoftimet dhe thirrjet e humbura, të ndara në kategori, dhe mund të kenë qasje të plotë me listën e gjërave që duan të bëjnë.

Nëse dëshironi t'i zbuloni më në detaj risitë e imagjinuara nga ky dizajner, ju ftojmë të shikoni videon e mëposhtme. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment