FireEye është një kompani mjaft serioze që operon në sektorin e sigurisë në rrjet edhe jo vetëm. Kërkuesit në laboratorët e kësaj kompanie kanë zbuluar një bug mjaft serioz në sensorin e prekjes tek Samsung Galaxy S5. Drejtuesit e kësaj kompanie theksojnë se ky problem nuk është vetëm tek Galaxy S5 por edhe tek disa SmartPhone të tjerë.

Sulmi që mund të kryhet është ai i "men in the middle attack". Ky lloj sulmi konsiston në vjedhjen e të dhënave në kanalin ku ato lëvizin nga një pikë tek një tjetër. Në këtë rast sulmi bëhet duke instaluar një program i cili do të lexojë imazhin e lidhur me shenjat e gishtërinjëve që keni rregjistruar, ku më pas mund ta dërgojë atë në duar të pasigurta.

Sigurisht që kjo dobësi e gjetur tek sistemi Android nuk është aq e padëmshme duke konsideruar që personi që merr imazhet e shenjave të gishtërinjëve, përveç se ti përdori ato për të zhbllokuar SmartPhone-in tuaj, mund të ketë qëllime akoma më të këqija, si përshëmbull përdorimi i shenjave të tuaja si mënyrë identifikimi në çdo rrethanë.

Ekspertët e FireEye konfirmojnë gjithashtu se ky problem është zgjidhur tek Android Lollipop 5.0 por jo tek versionet para ardhëse edhe për këtë arsye ato këshillojnë që të instaloni sa më parë këtë version në SmartPhone-in tuaj. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment