Pikërisht siç ka ndodhur kohët e fundit për WhatsApp që, përpara në pajijet Android dhe më pas edhe në ato iOS, ka shtuar mundësinë për të bërë telefonata Voip, edhe Messenger, aplikacioni i Facebook për dërgimin e mesazheve, ka nisur të ofrojë për disa përdorues shërbimin e videothirrjeve.


Për sa i përket videothirrjeve, që do të jenë të disponueshme për të gjitha sistemet operative mobile javën e ardhshme, ato funksionojnë si me WiFi ashtu edhe me një lidhje 4G LTE. Çdo përdorues mund të zgjedh nëse dëshiron të përdor fotokamerën përpara ose të pasmen, ose mund të vendosë ta ç'aktivizojë komplet duke shfrytëzuar një telefonatë klasike.


Ky funksion mund të shfrytëzohet shumë thjeshtë nga çdo chat duke shtypur butonin në formën e një kamere. Siç e përmendëm edhe më lart, ky funksion është i disponueshëm vetëm për pak përdorues për momentin por javën e ardhshme do të vijë për të gjithë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment