Kur Apple bleu Beats, sëbashku me pjesën hardware bleu edhe një shërbim të muzikës në streaming. Tashmë zërat që flasin për një interes për këtë shërbim janë të shumtë dhe me sa duket Apple dëshiron ta rinovojë dhe ta integrojë në shërbimet e ofruara përdoruesve të saj.

Pikërisht për këtë qëllim Apple ka punësuar katër emra shumë të rëndësishëm të BBC Radio 1. E kemi fjalën për Zane Lowe, James Bursey, Natasha Lynch dhe Kieran Yeates. Që Apple kishte në plan krijimin e një shërbimi streaming, kjo dihej, por tani me sa duket gjërat po bëhen më konkrete. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment