Microsoft lançoi për herë të parë një version Office për iOS në vitin 2013, por kjo suitë ishte me pagesë ndaj kurrë nuk ngjalli interesin që pritej tek audienca. Vetëm pak muaj pasi lançoi një version për iPad, Microsoft solli një version falas të suitës së produktivitetit Office për Android dhe iOS.

Kjo gjë bëri që numri i shkarkimeve të rritej ndjeshëm. Gjatë raportit të rezultateve financiare ditën e djeshme, CEO i kompanisë, Satya Nadella deklaroi se shkarkimet e Office në Android dhe iOS kanë arritur shifrën e 100 milionëve. Kjo shifër nuk është aq surprizueze duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për një përmbajtje që mund të shkarkohet falas. Por kjo shifër provon se softuerët apo shërbimet e Microsoft kanë arritur të fitojnë popullaritet dhe në platformat e tjera.

Shërbimet e kësaj kompanie janë të disponueshme në Windows, iOS dhe Android ndërsa aplikacionet si Skype, Outlook dhe Word renditen në 100 aplikacionet falas më të shkarkuara në App Store. Popullariteti i aplikacioneve që bëjnë pjesë në paketën Office, mund të ndihmojë Microsoft të rrisë dhe numrin e abonentëve në shërbimin Office 365. Kompania deklaroi se ky shërbim tanimë ka plot 12.4 milion abonentë që paguajnë për të aksesuar aplikacionet dhe shërbimet cloud të Office në desktop. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment