Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Lingvo Dictionary, nga 5.79€, falas. /iPhone, iPad
Lingvo Dictionary është një përkthyer mjaft i kompletuar të një fjale apo fjalie në 29 gjuhë të ndryshme të botës. Pra është një program që i dedikohet të gjithëve ju që doni të mësoni gjuhë të huaja.


AcquaMarine HD, nga 1,79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtue lojë ju duhet të ndihmoni një vajzë të vogël të notojë nën ujë për të gjetur miqtë e saj të humbur. Gjatë kësaj aventure do të përballet me rreziqe të ndryshme si dhe do të eksplorojë botën ujore dhe të gjitha bukuritë e saj. Ja vlen ta provoni.


Flick Kick Football, nga 0.89€, falas. /iPhoneAlbania
Në Flick Kick Football, do të argëtohemi duke gjuajtur topin në portë, mund të vendosim ti japim disa efekte të ndryshme, ose të bëjmë gjuajtje të sakta në cepet e portës. Nuk është para në llojin e saj, megjithatë falë grafikës së realizuar dhe një gameplay me të vërtetë mjaft të mirë, them se do ju bëjë menjëherë për vete. Loja ofron disa mënyra të ndryshme loje: Arcade, Stërvitje, Me kohë, etj...


Swordigo, nga 1,79€, Falas /iPhone, iPad
Swordigo është një lojë në të cilën ju duhet të drejtoni personazhin e lojës të zbulojë një botë mjaft të rrezikshme por me plot aventura. Duhet të luftoni kundra krijesave të çuditshme dhe gjatë misioneve mund të përditësoni aftësitë e personazhit. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment