Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Lane Splitter, nga 0,89€, Falas /iPhone, iPad
Më shumë se 10 milion përdorues në botë e kanë provuar eksperiencën e Lane Splitter. Ngisni një motor në një rrugë plot trafik e pengesa të ndryshme. Refkekset tuaja janë mjaf të rëndësishme në këtë lojë, do të ju evitojnë përplasjen. Provojeni këtë lojë, dhe do të jetë shumë e vërshtirë të ndaloni!


Cleaner Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cleaner Pro është një program mjaft interesant dhe i dobishëm i cili na jep mundësinë të pastrojmë Rubrikën e Kontakteve nga rrjeshtat e duplikuar të të njëjtit kontakt në mënyrë të thjeshtë dhe me pak hapa. Ja vlen ta keni këtë program.


- MeeTweet, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
MeeTweet është një program për të gjithë ju që përdorni në mënyrë konstante rrjetin social Twitter i cili do t'ju lejojë të shikoni në hartë çdo postim të miqve tuaj duke konsideruar gjithashtu edhe vëndëndodhjen tuaj. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment