Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Perils on Man, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Perils of Man është një lojë me aventurë në të cilën ju duhet të ndihmoni një vajzë e cila duhet të shpëtojë mamanë e saj në një botë plot rreziqe. Ja vlen ta merrni këtë lojë e cila është një mënyrë e mirë për të kaluar kohë e mirë.


Alpha Zero, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Alpha Zero është një lojë në të cilën ju duhet pilotoni anijen tuaj kozmike në një luftë ndëryjore me forcat aliene. Do të luftoni në shumë misione lart Tokës ku do të udhëtoni pothuajse me shpejtësinë e dritës. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


ActMonitor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
ActMonitor është një program i cili na jep informacione në lidhje me proçeset e sistemit operativ iOS, me trafikun e rrjetit WiFi dhe 3G. Gjithashtu mund të keni informacione mbi të dhënat e baterisë, dhe një matje me përafërsi se pas sa kohësh do të dalë jasht funksionimit. Ja vlen ta keni në iPhone këtë program.


Nun Attack, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Nun Attack është një lojë e thjeshtë dhe e bukur ku ju duhet të ndihmoni murgeshat të shpëtojnë botën nga pushtimi i djallit. Do të keni në dispozicion disa lloje armësh dhe mund të zbuloni të reja gjatë lojës. Ja vlen ta provni këtë lojë në iPhone ose iPad-in tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment