Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

PhotoTangler Collage Maker, nga 1.59€, falas. /iPhone
Ky aplikacion na lejon të krijojmë në mënyrë shumë të thjeshtë kolazhe me fotografitë që kemi ruajtur në iPhone. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


Nulis, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Nulis është një lojë mjaft e bukur ku ndërthuren reaksionet e hapësirës me njëra tjetrën. Ju do të eksperimentoni shpërthimin e energjisë, krijimin e materies dhe kaosin e hapërsirës në një lojë mjaft të thjeshtë. Ja vlen ta provoni.


CityMaps 2Go, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
CityMaps 2Go është një program i cili na lejon të kemi në iPhone ose iPad hartat e shumë vëndeve ku në këto vënde përfshihet dhe Shqipëria. Ju mund të keni mundësinë të shkarkoni hartat dhe ti përdorni ato edhe offline sidomos kur duhet të bëni ndonjë udhëtim. Ja vlen  ta keni në iPhone ose iPad kër program.

Pocket Lists, nga 4.49€, falas. /iPhone
Ky aplikacion na lejon të krijojmë lista me gjërat që duhet të bëjmë dhe na ofron shumë funksione.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment