Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Super Heavy Sword, 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky ëshë vazhdimi i Heavy Sword, një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës ti mbijetojë rreziqeve drejt rrugës për të shpëtuar princeshën e tij. Kjo lojë është ndërtuar mbi stilin e lojës së famshme Super Mario. Ja vlen ta provoni.


AdBlock for Wi-Fi, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AdBlock for Wi-Fi është një program i cili na jep mundësinë të bllokojmë rreklamat e padëshiruara nga programe që shkarkojmë nga App Store. Për të mos shfaqur rreklamat në një program të caktuar duhet të aktivizoni një nga 4 filtrat që AdBlock ofron dhe më pas të shtoni programin në filtrin e duhur. Ja vlen ta keni.


Tesla Wars, nga 0.89€ falas. /iPhone, iPad
Tesla Wars është një nga lojërat më të shkarkuara në App Store. Në këtë lojë ju duhet të mblidhni të gjitha forcat për të luftuar kundër armikut i cili ka në dispozicion tanqe dhe rraketa që në qoftë se ju shinjestrojnë jeni të vdekur. Për të ndaluar energjinë e armikut ju duhet ti gjuani pallatit Tesla për të shuar energjinë që ai i transmeton rrobotëve. Në dispozicion do të keni armë, bobma toksike, fuqi elektromagnetike si dhe shumë armë të tjera që do i zbuloni gjatë lojës.


Audiko Ringtones, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Nëse dëshironi të krijoni një zile me këngët tuaja të preferuara, Audiko Ringtones do ju ndihmojë të krijoni zile për iPhone të gjata 30 sekonda. Pasi të keni krijuar zilen, duhet ta transferoni atë në komjuter dhe më pas ta sinkronizoni me iTunes.


Living Planet, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Living Planet është një program mjaft i avancuar i cili do të na lejojë të krijojmë video mjaft interesante duke i grumbulluar fotot rreth një sfere e cila krijon efektin visual të Tokës së parë nga lart. Ja vlen ta merrni këtë program.


HDR Photo Camera, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Me këtë program mund të përpunojmë fotografitë tona dhe të krijojmë gjithashtu, duke përdorur efektin HDR(High Dynamic Range). Ky efekt do ti japë fotografive tona një kualitet mjaft të lartë dhe profesional. Po si funksionon HDR? HDR fotografon 3 fotografi në fraksionin  e sekondës me intensitet ngjyrash të ndryshme, dhe duke kombinuar këto 3 foto na krijon një foto finale që ka një kualitet mjaft të lartë. Përveç kësaj, programi ofron dhe disa funksione të tjera që shfrytëzojnë fotokamerën e iPhone ose iPad.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

1 comment: