Është loja më e shkarkuar në App Store në disa shtete. Bëhet fjalë për aa, një lojë e thjeshtë që ka arritur të fiksojë me mijëra përdorues. Gameplay është shumë i thjeshtë, nuk duhet të bëjmë asgjë tjetër veçse të prekim ekranin vetëm një herë për të pozicionuar një rreth në mes të shumë të tjerëve që rrotullohen pa ndalim.

Vështirësia e lojës është se duhet të evitoni patjetër përplasjet me rrathët e tjerë dhe nivel pas niveli bëhet gjithmonë e më e vështirë. aa është ngjitur në krye të rënditjes në vetëm pak kohë duke arritur një numër të madh shkarkimesh si për iPhone ashtu edhe për Android.

Lojërat e realizuara nga General Adaptive Apps janë me të vërtetë shumë: 20 ekzaktësisht. Të gjitha janë të karakterizuara nga një gameplay i ngjashëm. Të gjitha mund t'i shkarkoni falas nga kjo faqe. /iPhoneAlbania


Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment