Mbërrijnë disa informacione të reja për sa i përket iPhone 6s, smartphone-it të ri Apple që pritet të prezantohet në muajin shtator. Sipas Wall Street Journal, ky model do të ketë Force Touch dhe do të jetë i disponueshëm edhe me një version ngjyrë rozë.

Force Touch është teknologjia e përdorur në Apple Watch dhe në modelin e ri MacBook, që lejon shfrytëzimin e ekranit për të aktivizuar funksione të ndryshme në bazë të forcës që ushtrohet në të. Gjithashtu, iPhone 6s mund të vijë edhe me një ngjyrë të re rozë.

Dizajni duhet të jetë i njëjtë me modelin aktual iPhone 6. Ka konfirmime të tjera për praninë e 2GB Ram. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment