Ndërsa presim eventin Apple të 9 Marsit, vazhdojnë të shaqen kuriozitete dhe karakteristika të reja në lidhje me Apple Watch. Është publikuar një faqe e re që mban emrin WatchApps dhe që ofron një seksion nga ku mund të reagoni në mënyrë virtuale me aplikacionet e ndryshme që do të jenë së shpejti të disponueshme për Apple Watch.

Me video mund të shikoni seksione të ndryshme të ndara sipas kategorive. Për shembull, nëse klikoni tek Twitter, mund të shikoni animimet dhe funksionet e orës Apple të dedikuara këtij rrjeti social, ose Run 5k, aplikacionit fitness, edhe këtu mund të shikoni funksionet e dedikuara këtij aplikacioni. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment