Gjatë eventit Spring Forward, Apple prezantoi produktin Macbook 12-inch i cili integron teknologjinë USB Type C. Sipas ekspertëve kjo teknologji pritet të jetë e ardhmja e të gjithë PC-eve edhe jo vetëm. Ajo na jep mundësinë të kemi në një portë të vetme, sinjal video apo sinjalin e karikimit të baterisë.

Nga ana tjetër mendohet se Apple po mendon ta integrojë këtë teknologji edhe në iDevice-et e tjerë, në të ardhmen, e cila do të sillte dimensione më të reduktuara në ato. Gjithashtu flitet se edhe Google do ta integrojë këtë standart tek Chromebook Pixel.  Edhe agjensitë e standarteve teknologjike duket se janë të interesuare për këtë standart të ri, ku me sa duket nuk do të vonojë shumë që të bëhet standart botëror. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment