Në ditët e vështira të Steve Jobs, Tim Cook doli vullnetar duke i ofruar ish-shefit të tij pjesë nga mëlçia e vet për të fituar betejën me sëmundjen. Gazetari Brent Schlender pritet të hedhë në treg së shpejti librin e tij “Becoming Steve Jobs” (Si të bëhesh Steve Jobs), pjesë të të cilit kanë nisur të qarkullojnë në internet.

Schlender ka intervistuar disa herë Steve Jobs dhe është një njohës i mirë i historikut të Apple. Në libër ai flet për marrëdhënien mes Steve Jobs dhe Tim Cook. Cook vizitonte thuajse çdo ditë Jobs në shtëpinë e tij, kur ky i fundit ishte mposhtur nga sëmundja dhe ndodhej në pritje të një transplanti të mëlçisë.


Pikërisht në një nga këto ditë ai i ka kërkuar Jobs që ta lejonte për ta ndihmuar duke i ofruar një pjesë të mëlçisë së vet, por Jobs ka refuzuar. Libri trajton edhe historikun e Apple, që nga lindja, ngritja, ditët e vështira e deri tek rikthimi në majë falë risive të Steve Jobs. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment