Çdo muaj, faqja e njohur IGN zgjedh një lojë nga App Store, si më të mirën e muajit, dhe e ofron atë falas. Për muajin Mars ka përzgjedhur lojën Sky Gamblers Storm Raiders që ju ftojmë ta shkarkoni menjëherë duke ndjekur udhëzimet tona. Oferta është e limituar, pasi janë të disponueshme një numër i caktuar kodesh, kështu që ju këshillojmë të nxitoni. Duhet të ndryshoni adresën IP për të marrur kodin redeem edhe për Shqipërinë (ndiqni guidën tonë).

1. Shkoni tek kjo faqe

2. Shtypni butonin GET MY CODE

3. Prisni sa të ngarkohet faqja dhe më pas klikoni tek kodi Redeem me ngjyrë të kuqe që do të gjeni në qëndër të dritares pop-up.

Do të hapet iTunes dhe nëpërmjet një proçedure automatike do të nisë shkarkimi i lojës. Në këtë mënyrë, do të kurseni plot 4,99€!


Sky Gamblers: Storm Raiders është një lojë mund të provojmë aftësitë tona prej piloti. Në këtë lojë ju do të jeni një pilot i Luftës së dytë Botërore i impenjuar në ndjekje dhe dyluftime ajrore për të mposhtur avionët armiq dhe për të bombarduar strukturat armike. Ambienti është studiar mirë në mënyrë që të përshtatet më së miri me historinë. Do të luftoni betejat më të rëndësishme të Luftës së dytë Botërore me një grafikë dhe gameplay mjaft të realizuar.. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment