Apple Watch ka një version të optimizuar të iOS, që pjesërisht përfshin karakteristikat që ka një iPhone. Një nga këto karakteristika është edhe mundësia e riorganizimit të ikonave duke i pozicionuar ato sipas nevojave tona. Por duke parë përmasat e vogla të ekranit, Apple ofron menaxhimin e këtij funksioni direkt nga aplikacioni i Apple Watch për iPhone.

Zhvilluesi Hamza Sood ka publikuar në rrjetin social Twitter një video të shkurtër që tregon në aksion aplikacionin companion të Apple Watch për iPhone. Një nga funksionet e këtij aplikacioni është pikërisht mundësia për të riorganizuar ikonat në orën inteligjente të Apple, duke i spostuar ato siç bëjmë normalisht në iPhone. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment