Super Mario Bros në iPhone? Ëndrra e shumë të apasionuarve mund të bëhet realitet shumë shpejt, duke qenë se Nintendo sa po ka njoftuar një bashkëpunim me DENA për të sjellë lojërat e saj në platformën iOS. Komunikata zyrtare për shyp nuk lë vend për dyshime: "Të gjitha Nintendo IP do të përfitojnë nga zhvillimi dhe bashkëpunimi me DENA për publikimin në platformën mobile".

Nintendo bën me dije se nuk do të ketë porting të lojërave të vjetra: "Do të krijohen vetëm lojëra të reja origjinale të përshtatura me funksionet e çdo smartphone". Do të ketë edhe një sistem abonimi on-line që do të funksionojë në smartphone, komjuter dhe konsole Nintendo, por për momentin nuk ka shumë informacione rreth këtij funksioni.

Lajmi do të bëjë të lumtur shumë të apasionuar. Nintendo do të vijë së shpejti në App Store me lojëra origjinale. Sigurisht, nuk do të shohim versionet e vjetra të Super Mario në iPhone, por nuk përjashtohet mundësia e realizimit të lojërave të reja që do të kenë si protagonist personazhin më të famshëm të lojërave Nintendo. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment