Samsung ka prezantuar më në fund Galaxy S6 edhe S6 Edge në një event special. Përve 2 versioneve të serisë Galaxy është prezantuar edhe teknologjia e pagesës nëpërmjet SmartPhone, Samsung Pay. Të dy produktet janë ndërtuar me materialin e metalit edhe xhamit, përveç dizajnit i cili është ndryshuar disi nga versioni S5.

Gjithashtu janë përmirësuar edhe karakteristikat Hardware ku do të gjejmë proçesorin Exynos 8-core, 3 Gb Ram, nga 32 deri në 128 Gb memorie fikse, LTE 6, WiFi, NFC edhe baterinë në versionin me 2550 mAh edhe 2600mAh. Përsa i përket ekranit do të gjejmë Gorilla Glass 4 i cili bëhet produkti i parë që integron këtë teknologji.


Fotokamera e prapme do të ketë kualitet 16 Mpx ndërsa ajo frontale është 5 Mpx. Gjithashtu fotokamera integron edhe teknologjinë  Auto HDR si edhe stabilizimin e fotokamerës kur jemi në lëvizje edhe duam të filmojmë ose fotografojmë.

Tjetër element në këto 2 produkte është edhe sensori i njohjes së shenjave dixhitale të gishtërinjve i cili është integruar me Samsung Pay edhe teknologjinë NFC. Duam të theksojmë edhe faktin që Galaxy Edge S6 monton një ekran të lakuar për të cilin Samsung e vlerëson si një inovacion në treg por nuk është shumë e qartë se çfarë mund të përfitojë përdoruesi final.


Të dyja versionet do të vijnë në treg duke filluar nga data 10 Prill e këtij viti edhe ju mund të zgjidhni midis 3 ngjyrave të ndryshme të cilat janë White Pearl, Black Saphire edhe Gold Platinium. Për më tepër informacion na ndiqni në artikujt e mëtejshëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment