Siç e kishte premtuar, Semaphore ka lëshuar një version të ri të programit popullor për OS X dhe Windows, TinyUmbrella. Ky program është rindërtuar krejtësisht nga fillimi, është në versionin beta dhe kërkon Java. Semaphore na ka lënë të kuptojmë në disa Tweet se pas TinyUmbrella do të vijë edhe Downgrade.

Pra, pas pak do të kemi mundësi të bëjmë Dowgrade si në kohët e vjetra, si për pajisjet 32-bit ashtu edhe për ato 64-bit. Gjërat po ndryshojnë. Semaphore duket optimist për të ardhmen e TinyUmbrella, SHSH Blobs dhe Downgrade në përgjithësi.

Programi tani është shumë më i thjeshtë, përmban vetëm një buton të dedikuar shpëtimit të çertifikatave SHSH. Siç mund ta shikoni edhe nga fotoja e mësipërme, kam disa çertifikata të iOS 8.2 dhe iOS 8.1.3 të ruajtura për iPhone 6.

Nëse jeni të interesuar mund të shkarkoni programin TinyUmbrella nga faqja e saj zyrtare dhe të zgjedhni versionin më të përshtatshëm për kompjuterin tuaj. Çfarë mendoni? Ju mungojnë kohët e vjetra kur mund të bëhej Dowgrade duke kaluar nga një version i iOS në tjetrin? /iPhoneAlbania

3 comments:

  1. pershendetje
    me ket program a osht i mundur te behet Dowograde nga ios 8.2 ne ios 7.1.2 per iphone 5s pres pergjigjje.

    ReplyDelete
  2. Është e mundur nëse i ke të ruajtura SHSH-të e versionit të iOS ku dëshiron të kthehesh...

    ReplyDelete
  3. ku me mujt me downloadu kit pogram link plz

    ReplyDelete