Të dhënat e fundit të publikuara nga kompania hulumtuese Gartner tregojnë se Apple ka kaluar Samsung për sa i përket shitjeve të smartphone-ve në të gjithë botën gjatë tremujorit të katër të vitit 2014, duke u bërë kështu prodhuesi më i madh i smartphone-ve në botë. Apple e kishte kaluar kompaninë Samsung në shitje vetëm një herë në vitin 2011.

Apple dhe Samsung kanë regjistruar shitje tremujore mjaft të përafërta, përkatësisht 74,8 milionë dhe 73 milionë. Kuota e tregut të Apple (20,4%) e ka kaluar atë të Samsung (19,9%) gjatë tremujorit të fundit që ka përfunduar në Dhjetor.


Edhe Strategy Analytics ka konfirmuar dominimin e këtyre dy kompanive, megjithëse konkluzionet e kësaj kompanie bazohen tek dërgesat globale dhe jo tek shitjet aktuale. Duhet të theksojmë edhe faktin se shitjet e kompanisë Samsung kanë gjithmonë një diferencë gabimi pasi kompania koreano-jugore nuk jep informacione zyrtare për shitjet e saj.


Samsung ruan vendin e parë në rënditjen e shitjeve globale të smartphone-ve për të gjithë vitin 2014, me rreth 307.6 milionë smartphone të shitur, duke arritur kështu 24,7% të tregut. Apple ruan vendin e dytë me 191.4 milionë iPhone të shitur dhe 15,4% të tregut. Por duket theksuar edhe fakti se Apple prodhon vetëm një model. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment