Në eventin e Tetorit të vitit të vitit të kaluar, Apple prezantoi teknologjinë Unity që përshtatet me iOS edhe lejon zhvillimin e lojërave virtuale në 2D edhe 3D duke thjeshtuar së tepërmi punën e zhvilluesve. Kompania zhvilluese e Unity ka prezantuar versionin 5 i cili sjell suport të plotë për iOS 8 edhe chip-in me teknologjinë 64 bit.

Por ajo që është më e rëndësishme, është fakti që  Unity 5 suporton plotësish teknologjinë Metal, të prezantuar nga Apple gjithashtu në Tetor të vitit të kaluar. Sipas Apple, Metal do ta bëjë ekzekutimin e një loje mbi 10 herë më të shpejtë se teknologjia OpenGL. Kujtojmë që OpenGL është një tjetër teknologji në përpunimin e grafikës në 3D e cila përdoret në shumë platforma si Windows.


Përveç se ekzekutimi i lojës do të jetë shumë më i shpejtë se sa mund të bëjnë teknologjitë aktuale, gjithashtu kualiteti i grafikës do të jetë mjaft i përmirësuar falë teknologjisë HDE SkyBox e cila bazohet mbi 2 module të cilat janë Reflection Probes edhe Global Illumination System të cilat do të aplikojnë në çdo objekt të skenës ndritëçim në kohë reale ose atë karakteristikë që quhet Real-Time Global Illumination.


Në Unity 5 është përmirësuar së tepërmi edhe kualiteti audio i skenave të ndryshme falë teknologjisë më të re të platformës në fjalë, e cila quhet Audio Mixer. Audio Mixer do të influencojë edhe tek përmirësimi global i performancë së teknologjisë së përpunimit grafik.

Përsa i përket çmimit, duke e krahasuar atë me rivalin e tij Epic Games, Unity 5 mund të shkarkohet në 2 versione të cilat janë:
  • Personal Edition, i cili mund të shkarkohet falas por nuk do të keni të disponueshëm të gjithë funksionet e Unity
  • Professional Edition, i cili kushton 1500$ për një liçencë por do të keni në dispozicion të gjitha funksionet.

Pra, në të ardhmen lojërat që do të zhvillohen për iOS do të kenë një kualitet edhe performancë shumë më të mirë se çdo lojë aktuale. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment