Pasi ka arritur 4 milionë shkarkime në platformën Android, Nokia ka vendosur të sjellë edhe për iPhone aplikacionin e saj të hartave satelitore HERE. Bëhet fjalë për një alernativë mjaft të vlefshme të hartave Apple dhe Google Maps. Një nga karakteristikat e HERE është edhe mundësia për të shkarkuar harta të plota, për t'i konsultuar më pas edhe kur nuk kemi internet.

Me anë të aplikacionit HERE mund të planifikoni udhëtime shumë përpara dhe të shpëtoni një hartë me të gjitha informacionet që ju nevojiten direkt në iPhone. Aplikacioni përmban më shumë se 100 shtete në të gjithë botën, me mundësinë e aktivizimit të navigimit turn-by-turn me makinë, mjete publike ose në këmbë.


Navigimi me udhëzimet zanore në makinë ose në këmbë do ju dërgojë menjëherë në destinacion, ndërsa funksioni për mjetet publike do ju shfaqë oraret dhe rrugën që bëjnë ato në qytetet kryesore. Mund edhe të planifikoni një udhëtim në faqen here.com dhe më pas ta gjeni atë gati në telefonin tuaj.

HERE Maps është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon 6.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment