Bateria është elementi më i rëndësishëm për një smartphone. Natyrisht, ekrani, fotokamera, etj, janë shumë të rëndësishme, por nevojitet një bateri e fuqishme për të patur performancat që dëshirojmë. Disa shkencëtar kanë zbuluar një molekulë që nëse shfrytëzohet siç duhet, mund të kemi një bateri që karikohet në vetëm pak minuta.

Nga testimet e para duket se bateria mund të karikohet plotësisht, dmth nga zero, në vetëm 1 minut. Kompania që ka zbuluar këtë lloj baterie, StoreDot, është në kontakt me disa prodhues smarphone-sh, me shumë mundësi për të patur disa akorde për sa i përket shitjeve.

Natyrisht ky inovacion është me të vërtetë diçka fantastike por duhet të konsiderojmë edhe disa gjëra të tjera. Kjo bateri nuk do të funksiononte me karikuesit aktual. Gjithashtu do të rritej edhe çmimi i telefonave me 50 dollarë, por kjo është relative pasi një bateri me performaca të tilla do të sillte shumë avantazhe të tjera. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment