Nëse e mendojmë për një moment, rreth Tokës ka me miliona asteroidë, por a mjaftojnë shkencëtarët që i monitorojnë ato dhe që japin alarmin në rast rreziku? Pikërisht për të riekuilibruar këtë përqindje, NASA i kërkon ndihmë të apasionuarve pas yjeve që të monitorojnë atë që ndodh sipër kokës tonë.

Në SouthWest Festival në Austin, Texas, NASA ka njoftuar një program që falë një algoritmi të veçantë arrin të monitorojë asteroidet që kërkojnë më tepër vëmendje. Përdoruesit mund të bëjnë një foto me anë të teleskopëve të tyre dhe ta analizojnë me anë të një aplikacioni të dedikuar që do t'i japë atyre informacione duke i njoftuar nëse asteroidi që po analizojnë është zbuluar më parë apo jo. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment