Gameloft i bën një dhuratë të gjithëve duke ofruar falas lojën Modern Combat 5: Blackout, lojën numër 1 në App Store në plot 28 shtete. Për ata që nuk e njohin, bëhet fjalë për një lojë aksion ku personazhi kryesor do të jeni ju, me një cilësi grafike të pakrahasueshme. Realizmi është ajo që e karakterizon këtë lojë, si për sa i përket anës grafike, ashtu edhe komandat që ofrojnë një eksperiencë fantastike loje.


Në këtë kapitull të pestë, mund të luajmë vetëm, ose të krijojmë grupe sulmi, duke shtuar miqtë tanë dhe duke vendosur në provë aftësitë tona kundër armiqve. Përveçse një lojë e kompletuar në funksionin e saj Single Player që i jep jetë historisë së këtij kapitulli të pestë, gjejmë edhe funksionin Multiplayer me të vërtetë interesant që e bëjnë lojën edhe më interesante.


Modern Combat 5: Blackout është i disponueshëm falas në App Store për një periudhë të limituar. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. Për të luajtur këtë lojë duhet të keni një iPad 2 (ose një model më të ri), iPhone 4s (ose një model më të ri), iPod touch të gjeneratës së pestë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment