Në këtë artikull do t'ju informojnë në lidhje me testet e para të bëra me Macbook Pro 13 edhe Macbook Air. Kur këto dy versione u prezantuar javën e kaluar, disa ekspertë u shprehën duke thënë se këto dy produkte nuk do të kishin ndonjë ndryshim të madh nga versionet paraardhëse, përsa i përket performancës.

Në fakt në testet e bëra në laboratorët e specializuar, ekziston diferencë edhe në performancë me modelet e vitit 2014.Për ti krahasuar këto 2 produkte janë testuar performanca e çdo njësie përpunimi ose Core. Në testet e bëra me Macbook Air, i cili integron proçesorin Intel i5 me 1.6 Ghz shpejtësi ose versionin i7 me 2.2 Ghz, kanë fituar më shumë pikë se paraardhësit e tyre në teste e bëra në çdo njësi përpunimi, që përbën proçesorin.


Sipas të dhënave, seria Broadwell e cila integrohet në Macbook-ët e rinj, është rreth 7% më e shpejtë tek versioni me chip-in i5, në krahasim me serinë Haswell. Ndërsa kjo diferencë rritet me 14 tek versioni i7.


Të njëjtat teste të bëra tek Macbook Pro 13 Retina edhe atij të vitit të kaluar, tregojnë se diferenca nuk është edhe aq e madhe. versioni i5 është jo më shumë se 3% më i shpejtë se sa ai paraardhës, ndërsa versioni i7 arrin deri në 7% më shpejt. Këto rrezultate janë disi zhgënjyese në krahasim me ato të deklaruara në eventin e javës së kaluar. /iPhoneAlbania

2 comments:

  1. Do doja te dija qe a ka donje institucion shteteror qe meret me sigurine e ketyre valeve te fuqishme qe mbase mund ta kthejne ambientin tone ne nje mikrovale?
    Apo si perhere, marin leket dhe bej cte duash me shqiptaret se ne fund te fundit dele jane...

    ReplyDelete
  2. Kanë ndryshuar pak gjërat (për mirë) pasi Komuniteti Europian i vendosur disa kushte kompanive, megjithatë nuk mund të them asgjë me siguri...

    ReplyDelete