LittleBrother është një tweak mjaft interesant për pajisjet jailbriken që zhbllokon të gjitha funksionet shtesë të iPhone 6 Plus, duke i bërë ato të disponueshme edhe për iPhone 6. Mund të zgjedhni nivelin e zoom-it që dëshironi të përdorni në pajisjen tuaj. Për iPhone 6 mund të zgjedhni "Large" për të parë ikonat më të mëdha, "Medium" për pamjen standard dhe "Small" për të parë SpringBoard dhe aplikacionet ekzaktësisht si të ishte një iPhone 6 Plus.


Duke aktivizuar LittleBrother dhe pamjen "Small", do të kemi ikona më të vogla në Home dhe mund t'i rrotullojmë horizontalisht së bashku me pajisjen. Po të hapim aplikacionin "Messages", do të gjejmë funksionin Split Screen të iPhone 6 Plus që do na lejojë të shohim aplikacionin të ndarë në dy pjesë. Në të majtë do të gjeni të gjithë emrat dhe bisedat, ndërsa djathtas do të gjeni mesazhet.


E njëjta gjë vlen edhe për aplikacionin "Mail", ku dy pjesët mund të menaxhohen njëkohësisht, sikur ekrani të ishte i ndarë në dy pjesë. Edhe tastiera do të transformohet, duke u bërë e njëjtë me atë të iPhone 6 Plus, ku hapësira shtesë plotësohet me disa butona shtesë.


Nëse jeni të interesuar, LittleBrother mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 1.99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

8 comments:

  1. Kemi bërë një krahasim për sa i përket pamjes sepse për performancat do të presim pak ditë sa të bëhen testimet e para. Nëse ke ndonjë gjë për të kundërshtuar ato që kemi shkruajtur më lart në rregull, përndryshe është e kotë që na sjell numra, sepse nëse i ke përdorur ndonjëherë të dyja pajisjet edhe Android edhe iOS, duhet ta dish që nuk mund të krahasohen duke parë numrat por performancat reale...

    ReplyDelete
  2. Personalisht mendoj qe iPhone eshte shume hapa cdo celulari tjeter... Per krahasime performancash nuk behet fjale...kete e tregojne edhe shitjet e iPhone shume here me te larta

    ReplyDelete
  3. Kam patur dhe iPhone 4S,5,5S dhe 6 e 6+(qe si kam poseduar keta dy te fundit ,por me kane rene ne dore) ,gjithashtu kam pasur te bej me Samsung Galaxy(qe ka shume modele te kota si Galaxy Core & Duos) normalisht qe pres te shikoj testet e benchmark-eve por fakti flet qe Samsung ka sjell inovacion ne teknologji (Ekrani harkuar organic led Gorrilla Glass 4) ndersa iPhone akoma qendron besnik i IPS LCD(LED-backlit),RAM te gjenerates 4 mobile etj... E riperseris jam fans i Apple sepse telefonat e Apple jane me te qendrueshem dhe kane perputhje pothuajse perfekte te software me hardware (kjo si pasoje e faktit qe Apple e ka te vetin ekskluzivisht sistemin e saj operativ dhe se ka open-source ) dhe dizajni qe jane gjithmone ne trend te momentit, por artikulli juaj mu duk me teper "sulm i deshperuar" per te mos pranuar disfaten ndaj superioriteti qe Samsung ka aktualisht me keto dy modele aspak te krahasueshem me asnje model tjeter qe ka dale!!!
    Ndersa bashkefolesit te meposhtem i them se Apple realisht ka nje rritje galopante te shitjeve ,pervec kualitetit te produktit kjo vjen dhe si pasoje e marketingut te jashtezakonshem qe i behet dhe emrit te kompanise ,duke mos harruar dhe fansat e betuar qe pavaresisht se nje telefon tjeter eshte me i mire se iPhone nuk e thyejne traditen e te paturit nje iPhone .

    ReplyDelete
  4. Komenti yt është jashtë teme! E përmenda edhe më lart, në këtë moment nuk mund të bëjmë krahasime në performancë por thjeshtë për pamjen fizike. Nëse ty nuk të duket se ka ngjashmëri me iPhone 6, ose më mirë një frymëzim atëherë është punë tjetër...

    ReplyDelete
  5. samsung eshte mjeshter ne: "COPY + PASTE", me vjen cudi qe si ka mundesi qe klientet e smsung pranojne te paguajne aq shtrenjte nje produkt i cili gjysmen e ka te kopjuar, pra i ka kushtuar shume me pak samsung ta prodhoje pasi fazen e kerkimeve dhe testimin e tregut e ben vetem apple

    ReplyDelete
  6. marketing te jashtezakonshem nga ana e apple?
    po ja fut kot me duket, ose nuk je ne dijeni te fakteve, une punoj ne fushen e marketingut dhe e them me bindje qe marketingu i apple eshte minimal dhe i fisem, me edukate..
    eshte certifikuar qe samsung ka paguar ushtri me persona te postojne komente falso per konkurencen, paguan dhjetera ekipe futbolli per sponsorizimin e logos ne bluza, paguan personalitete qe te perdorin samsung, nderkohe ka qelluar qe VIPI qe perdor samsung, padashje eshte mare vesh qe per telefon personal perdor iphone.. cdo here qe apple publikon nje produkt, samsung direkt krijon nje fushate publicitare per te tallur apple, nderkohe qe apple meret vetem me produktin e vet..
    Mos harro qe apple qe kur eshte krijuar ne vitet 70-80 ka sjelle risi te njepasnjeshme dhe te pandalshme, cdo gje qe shet e ka testuar prej vitesh, samsung i nxjerr produktet e veta pas nje testimi minimal pasi cdo gje te re qe sjell e ka kopjuar nga apple apo dhe nga markat e tjera..
    Praktikisht samsung eshte e mire ne nje gje: TE BEJE LEKE

    ReplyDelete
  7. dendi me fal di gje a pnon iphone 5s os 8.2 me cip

    ReplyDelete
  8. Nëse është chip nga këto të ritë që janë kompatibël me iOS 8, duhet të punojë!

    ReplyDelete