PhoneArena, një tjetër blog mjaft i njohur i cili trajton botën e SmartPhone. Në këtë website është publikuar një artikull mjaft interesant në të cilin krahasohet iPhone 6 edhe Samsung Galaxy S6 Edge. Kjo gjë është arritur në sajë të eventit Mobile World Congress në të cilin flitet për produktet e fundit në lidhje me tregun e SmartPhone.

Në video krahasohet shpejtësia e ekzekutimit të disa programeve që përdoruesit përdorin më shumë si programi Phone, Sms edhe Camera të cilat janë gjithashtu programe të integruara me sistemin operativ. Edhe pse Galaxy S6 Edge ka superioritet në të dhënat Hardware shihet qartë se në disa momente ekzekutimi i parë i programeve është më i shpejtë tek iPhone 6.

Kujtojmë që Samsung Galaxy S6 Edge integron chip-in Exynos 7420 i cili ofron fjalën e fundit të teknologjisë ARM. Nga ana tjetër Apple sjell tek iPhone 6 chip-in A8 i cili është një arkitekturë ARM por e projektuar sipas nevojave të të njëjtës kompani. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment