Apple ka përditësuar më në fund website-in e saj duke publikuar detaje në lidhje me Apple Watch. Në këtë link do të gjeti të gjitha kategoritë e produktit të cilat janë 3:
  • Apple Watch Sport
  • Apple Watch 
  • Apple Watch Edition 
Dy versionet e para janë ato që do të shiten me tepër ndërsa Apple Watch Edition është versioni i cili është ndërtuar me materialin e floririt prej 18 karat. Në bazë dimensioneve të orës do të ndryshojë edhe çmimi i këtij produkti i cili do të nisë nga 10.000$, pra një shifër marramëndëse për të gjithë.

Por cili është çmimi më i lartë i një Apple Watch Edition? Më poshtë po ju prezantojmë disa versione të cilat arrijnë deri në 17.000$ në total.

  • 38mm 18-Karat, Kasë në ngjyrë rozë edhe rrip të bardhë sportiv - 10.000$.


  • 42mm 18-Karat, Kasë në ngjyrë rozë edhe rrip të bardhë sportiv - 12.000$.


  • 38mm 18-Karat, Kasë në ngjyrë të verdhë edhe rrip të zi sportiv - 10.000$.


  • 42mm 18-Karat, Kasë në ngjyrë të verdhë edhe rrip të zi sportiv - 12.000$.


  • 38mm 18-Karat, Kasë në ngjyrë rozë edhe rrip ngjyrë rozë ku togëzat janë gjithashtu prej floriri - 17.000$.

  • 42mm 18-Karat, Kasë në ngjyrë të verdhë edhe rrip ngjyrë të zezë ku togëzat janë gjithashtu prej floriri - 15.000$.


  • 38mm 18-Karat, Kasë në ngjyrë të verdhë edhe rrip ngjyrë të kuqe ku togëzat janë gjithashtu prej floriri - 17.000$.


  • 42mm 18-Karat, Kasë në ngjyrë të verdhë edhe rrip ngjyrë të zezë ku togëzat janë gjithashtu prej floriri - 15.000$.


Pra siç mund të shikoni çmimet nisin nga 10.000$ edhe arrijnë deri në 17.000$. Në Apple Store nuk janë publikuar detaje të tjera të cilat me siguri do të informohemi kur të nisin shitjet në treg të të gjitha versioneve. Kujtojmë gjithashtu që versioni Edition do të jetë gjithmonë në numër të limituar edhe do të duhet të prenotoni përpara se të blini një të tillë. Shitjet do të nisin duke filluar nga data 24 Prill edhe mund ti blini ato në dyqanet Apple ose online nga Apple Store. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment