Modelet e ardhshme të iPhone mund të jenë rezistentë ndaj ujit. Këtë e ka konfirmuar një patentë e siguruar së fundmi. Apple do të pajisë pjesët e brendshme të pajisjes me lëndë hidrofobike, së bashku me disa fusha të interferencës elektromagnetike, që përdoren zakonisht tek pajisjet elektronike për të shmangur dëmtimin e mjedisit. Kjo teknikë është shumë më e avancuar se teknikat e tjera të rezistencës ndaj ujit, mqs nuk ndërhyjnë tek dizajni i telefonit.

Duhet të theksojmë se kjo është thjesht një patentë dhe jo një veçori e konfirmuar për iPhone-t e rinj, të cilët me shumë mundësi mund të prezantohen gjatë sezonit të vjeshtës. Shumë kompani teknologjike po e braktisin veçorinë e rezistencës ndaj ujit tek telefonat. Përmendim këtu modelet Galaxy S6 dhe S6 edge të Samsung-ut, të cilët nuk janë rezistentë ndaj ujit, dhe Sony, e cila njihet më shumë për telefonat inteligjentë rezistentë ndaj ujit, si duket do ta braktisë këtë veçori. /iPhoneAlbania

1 comment: