Një vështrim nga afër i produkteve më të reja të Samsung dhe një krahasim fotografik me iPhone 6. Që në pamje të parë, shohim se "project zero" i Samsung, Galaxy S6, ngjason shumë me iPhone 6 për sa i përket linjave dhe borteve të rrumbullakëta. Natyrisht diferenca midis dy pajisjeve është më e dukshme në rastin e modelit Edge bordet e lakuar të të cilit nuk kanë ngjashmëri me dizajnin flat të iPhone.


Po t'i vështrojmë këto pajisje anash, duke qenë se kanë edhe përmasa të ndryshme, në momentin e parë të duket sikur po mban në duar një iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. E vetmja diferencë thelbësore duket pjesa ku vendoset karta SIM.


Edhe pjesa ku ndodhen butonat e volumit është mjaft e ngjashme.


Edhe pjesa e sipërme e telefonit, falë linjave të njëjta të antenave, duket sikur janë frymëzuar diku! Ndërsa pjesa e pasme e të dy smartphone-ve dallon për dy arsye të rëndësishme: pozicioni dhe forma e fotokamerës dhe efekti i materialit me të cilin janë ndërtuar. Fotokamera e iPhone 6 dal pak jashtë trupit të telefonit, ndërsa ajo e Samsung pak më shumë. Ndërsa për sa i përket materialit, janë të ngjashëm, por Samsung ka më shumë shkëlqim dhe efektin pasqyrë falë xhamit.


Si ju duket ky krahasim? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment