Së fundi në rrjet është shfaqur një aparat elektronik i cili përdoret nga shumë dyqane të cilët riparojnë SmartPhone. Sipas ekspertëve aparati është në gjëndje të zhbllokojë çdo iPhone të bllokuar me PIN nëpërmjet tentativave të pafundme ose "Brute Force".  Ip Box  nuk ka dimensione të mëdha edhe mund të gjejë Pin-in e një iPhone ose iPad në të cilin është aktivizuar gjëndja Lock Screen.

Aparati kushton rreth 300$ edhe funksionon duke provuar kombinime të pafundme të numrave që janë zgjedhur nga përdoruesi. Kjo lloj mënyre zhbllokimi mund të kërkojë deri në 110 orë pune në qoftë se Pin-in është me 4 shifra, ndërsa rritet ndjeshëm nëse shifrat që kriojnë fjalëkalimin rriten.

Por nga ana tjetër ekspertët e këtij produkti konfirmojnë se Apple e ka bllokuar këtë dobësi që nga iOS 8.1.1. Gjithsesi në videon e mëposhtëme mund të shikoni funksionimin real të Ip Box. /iPhoneAlbania


1 comment:

  1. Bektash DikollariMarch 19, 2015 at 4:52 PM

    Me ka ardh nje i till por nuk funksionon

    ReplyDelete