Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një program mjaft interesant i cili po zhvillohet nga një grup inxhinierësh që publikojnë programe në Cydia, i cili quhet iOS Blocks. Sipas Jay Machalani, personi i cili po drejton këtë projekt, iOS Blocks do të sjellë një mënyrë të re për të komunikuar me programet e instaluara në iOS.

iOS Blocks do të integrojë dobishmërinë e Widgets të Android edhe Tile nga Windows Phone, pra do të ketë skenare nga të dy këto sisteme operative. Në menu-në Home të iOS programet do të shfaqen nëpërmjet ikonave përkatëse por në qoftë se do të ndodhë eventi i zoom mbi një ikonë ajo do të hapet në një mini dritare edhe do të jetë në ekzekutim.

Mendoj se ky program mund të jetë një funksion i ri në iOS por realisht nuk e di sa shumë nga përdoruesit e iOS do të jenë të disponueshëm të ndryshojnë mënyrën e përdorimit të programeve. Gjihashtu ky funksion mund të ishte i dobishëm në qoftë se programi që do të ekzekutohej do të merrte me shumë hapësirë nga ekrani. Tjetër pikë  e dobët mund të jetë edhe performanca sepse sa më shumë programe të jenë në ekzekutim, aq më shumë memorie Ram do të konsumojnë.

Gjithsesi zhvilluesit e iOS Block premtojnë se ai do të jetë mjaft i dobishëm për të gjithë por sigurisht përdorusit duhet të ndryshojnë mënyrën se si përdorin programet në iOS. Përsa i përket kohës së publikimit edhe çmimit, në Cydia, akoma nuk dihet me saktesi. Në ditët në vazhdim me siguri do t'ju sjellim më shumë lajme në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment