Konferenca e ardhshme e Apple, WWDC në qershor, do të përqëndrohet me shumë siguri në aspektin software të pajisjeve të saj, konkretisht në prezantimin e iOS 9. Nuk dimë ende asgjë për sa i përket këtij sistemi operativ, por Ralph Theodory është munduar ta imagjinojë se mund të jetë ai duke krijuar një koncept.

Nga funksionet që spikasin në këtë koncept, gjejmë disa ndryshime rrënjësore të Spotlight: sipas vizionit të tij, sistemi i kërkimit të iOS bëhet akoma më i saktë, por ajo që është më e rëndësishme mund të hapet në çdo pjesë të sistemit.

Imagjinohet edhe një Siri në versionin "mute": në këtë rast mendohet kërkimi dhe dhënia e informacioneve pa patur një feedback vokal, por thjeshtë duke shfaqur informacionet nëpërmjet ekranit të iPhone. Për më tepër ju ftojmë të ndriqni videon.


Po ju, çfarë funksionesh do të dëshironit të kishit në iOS 9? Na e tregoni me anë të komenteve. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment