Sipas informacioneve të fundit, Apple duhet të lëshojë iOS 8.2 të Hënën më 2 Mars. Data është pikërisht 1 javë përpara eventit Spring Forward. Në përgjithësi Apple lëshon versionet e reja iOS gjatë konferencës ose menjëherë pas saj, por kësaj here gjërat mund të shkojnë ndryshe.

iOS 8.2, që për momentin ka arritur në versionin e pestë beta, nuk sjell shumë risi por thjeshtë korrigjon disa probleme dhe shton suportin për Apple Watch. Me pak fjalë, me këtë version të iOS, aplikacionet e iPhone do të reagojnë me ato të Apple Watch, kështu që pritet të instalohet nga shumë përdorues në të gjithë botën. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment