Javën e kaluar ju njoftuam se Apple do të publikonte iOS 8.2 gjatë kësaj jave, por me sa duket ajo ka vendosur të sjellë një tjetër version GM (General Master) për zhvilluesit duke shtyrë prezantimin zyrëtar për javën që vjen. Ekspertët mendojnë se ky version do të prezantohet direkt pas eventit Spring Forward.

Në versionin 8.2 do të gjejmë shumë përmirësime në programet që menaxhojnë të dhënat mbi shëndetin tonë, në performancën e iOS si edhe rregullimin e problemeve të raportuar nga zhvilluesit por edhe ato që janë raportuara nga përdoruesit e iOS 8.1.x.

Gjithashtu do të jetë përmirësuar ekzekutimi i iOS 8.x në iDevice më të vjetra se iPhone 6 edhe ky fakt i intereson një pjese të mirë përdoruesish që nuk kanë patur mundësinë të blejnë modelin e fundit të iPhone. Pra java që vjen do të jetë një javë intensive tek Apple sepse pritet edhe prezantimi i Apple Watch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment