Kompania Intel pritet që të bëhet partnere e Apple si furnizuese e chip-eve që integrojnë teknologjinë LTE për iPhone, duke filluar nga viti 2016. Në fakt Intel ka tentuar edhe më parë të lidhë kontratë me Apple për ta furnizuar atë me chip-et në pronësi të saj.

Më në fund duket se këto dy kompani kanë arritur një marrveshje midis tyre edhe Intel do të furnizojë Apple me chip-in Intel LTE 7360. Sipas ekspertëve Apple do ta integrojë këtë chip tek iPhone të cilët do të prodhohen për tu shitur në tregjet emergjente si ato të Azisë edhe Amerikës Latine.

Chip-i 7360 LTE ofron një shpejtësi mbi 450Mbps si edhe frekuencën ku transmetohet sinjali 29 LTE. Në qoftë se Intel bëhet pjesë e iPhone, në të ardhmen mund të kemi bashkëpunime të tjera edhe në komponentë të tjerë të iPhone siç mund të jetë edhe proçesori apo chip-i grafik. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment