Dje ju kemi folur për TinyUmbrella, programin që na lejon të shpëtojmë në kompjuterin tonë çertifikatat e një versioni të caktuar iOS në mënyrë që të kemi mundësinë të bëjmë Downgrade më vonë në një version më të vjetër të iOS. Në këtë artikull do ju shpjegojmë se si të përdorni këtë program.

Guida hap pas hapi:

- Përpara se të vazhdoni me guidën, duhet të instaloni në kompjuterin tuaj programin TinyUmbrella dhe Java.

- Tani lidhni iPhone-in tuaj me kompjuterin me anë të kavos usb dhe shtypni "Fetch OTA for.."

- Programi do të lidhet me serverin e Apple për të rekuperuar të gjitha çertifikatat e disponueshme për versionet e ndryshme firmware, përfshirë këtu edhe përditësimet OTA.


- Pasi të përfundojë ky proçes do të shfaqen në ekran të gjitha versionet e iOS që janë rekuperuar dhe shpëtuar në kompjuterin tuaj.

Kjo është e gjithë proçedura. Ndiqni këto hapa të thjeshtë që do ju garantojnë mundësinë për t'u kthyer prapa në një version më të vjetër të iOS në të ardhmen. Për momentin nuk ka ende një program që bën të mundur Downgrade, por do të lëshohet së shpejti. /iPhoneAlbania

2 comments: