FullSwitch është tweak i ri që premton të revolucionojë Multitasking në iPhone duke shtuar disa funksione të nevojshme, si për shembull një preview të aplikacioneve që dëshirojmë të hapim, disa butona të shpejtë për të mbyllur të gjitha aplikacionet. Por funksionet e këtij programi nuk mbarojnë me kaq.

Ja të gjitha funksionet e FullSwitch:

  • App Switcher me aplikacione në të gjithë ekranin;
  • Duke rrëshkitur gishtin lart mund të aktivizojmë aksione të shpejta si: mbylljen e aplikacioneve, respring, reboot;
  • Privacy Mode të integruar;
  • Quick Switcher për aplikacionet;
  • Mundësi për të përdorur disa tema.

Nëse jeni të interesuar, FullSwitch mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment