Samsung Galaxy S6 EDGE ishte padyshim pajisja më interesante që u prezantua gjatë Mobile World Congress 2015. Ndryshi nga viti i kaluar, këtë vit Samsung ka realizuar një produkt bindës, duke investuar shumë edhe tek fotokamera. Të parët që kanë patur fatin ta provojnë këtë pajisje, ka realizuar një krahasim fotografik ku mund të shohim se si ndryshon kualiteti i fotove të bëra me një iPhone 6 Plus dhe me një Galaxy S6 Edge.

Më poshtë do të gjeni disa foto: e para është shkrepur nga një iPhone në formatin 4:3, ndërsa e dyta me një Samsung Galaxy S6 EDGE në formatin 16:9:


Të dyja pajisjet janë në gjëndje të bëjnë foto fantastike në kushte normale. Në fotot e mësipërme mund të shohim edhe ndonjë foto me nivel të lartë zoom-i ose me dritë direkt ballore, me pak fjalë situata pak më të vështira por që mund të verifikohen gjatë jetës së përditshme kur bëjmë ndonjë foto në çast. Pavarësisht një tendence drejt ngjyrës së verdhë, gjë që u vu re edhe gjatë MWC, fotokamera e Galaxy S6 ofron rezultate të shkëlqyera.


Ndërsa për sa i përket videove, pavarësisht se Samsung regjistron në 4K dhe ka dyfishin e megapixel-ave në krahasim me iPhone, rezultati final më afër realitetit është ai i regjistruar me smartphone-in e Apple. Në këtë rast, zverdhja natyrale e  shkaktuar nga fotokamera e Galaxy bie shumë në sy, duke u larguar pak nga realiteti. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment