Facebook ka prezantuar teknologjinë e saj më të fundit e cila integrohet me programin Facebook Messenger edhe do ti lejojë përdoruesve që përveç transferimit të  mesazheve edhe imazheve, të transferojnë edhe para.

Për të shfrytëzuar këtë shërbim do t'ju duhet të rregjistroni më parë një kartë debiti e cila do të shfrytëzohet për të dërguar paratë. Aktualisht kjo teknologji do të funksionojë vetëm në Amerikë por shumë shpejtë do të jetë e diponueshme edhe për shtetet e tjera.

Në qoftë se ndodheni në Amerikë edhe do të shkarkoni Facebook Messenger, përveç ikonave standart do të gjeni edhe një ikonë me simbolin "$" nga ky mund të dërgoni para tek miqtë tuaj. Kjo teknologji është ndërtuar nga Facebook edhe të dhënat e kartës tuaj do të ruhen pikërisht në serverat e po të njëjtës kompani.

Gjithashtu, në qoftë se ju do të bëni një transfertë edhe marrësi nuk ka rregjistruar akoma një kartë debiti, transferta do të qëndërojë e vlefshme ne serverat e Facebook derisa marrësi të regjistrojë një të tillë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment