Në App Store është publikuar së fundmi një lojë mjaft interesante për të gjithë të apasionuarit e fantashkencës. Exiles, është RPG 3D sci-fi e ambientuar në një botë shumë të largët. Në një skenar fantashkencor duhet të luajmë në rolin e njërit prej personazheve të Elite Enforcers, duke u përballur me misione të ndryshme që do të zbulojnë sekretet që fshihen pas qeverisë.

Do të keni në dispozicion një arsenal armësh dhe objektesh që mund t'i përdorni kundër jashtëtokësorëve. Exiles karakterizohet nga një grafikë 3D fantastike dhe ambientohet në një botë të hapur, plot shpella dhe jashtëtokësorë, që mund të ekplorohet lirisht. Loja nuk përmban blerje in-app.


Exiles është e disponueshme në App Store me çmimin 4,99€. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon 437 MB. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment