Keni fshirë një file pa dashje, dhe nuk dini si t'ia bëni për ta rekuperuar, duke qenë se ky file është shumë i rëndësishëm për ju? Për të gjithë ju që ndodheni ose jeni ndodhur në një situatë të tillë, ju këshillojmë EaseUS Data Recovery Wizard Free, një program që është në gjëndje të rekuperojë çdo file të fshirë ose të humbur në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë.

Pika e fortë e këtij programi është se ai gjen çdo file, jo vetëm ato që janë fshirë nga hard disku i kompjuterit, por edhe ato që janë fshirë nga një usb ose nga telefoni apo makina fotografike. Programi rekuperon edhe materialet e dëmtuar nga një virus ose në particionet e humbura të kompjuterit. Por ajo që është më e rëndësishme: kryen gjithë këto funksione falas.

Si të përdorni programin EaseUS Data Recovery Wizard për Mac

Hapi 1: Hapni programin Data Recovery Wizard në kompjuterin tuaj Mac.

Shkarkoni dhe instaloni programin dhe më pas hapeni atë në kompjuterin tuaj. Është krejtësisht i sigurtë dhe duke të shkaktojë asnjë lloj problemi. Tani mund të nisni një skanerizim të plotë të kompjuterit dhe të zgjedhni tipet e file-ve që dëshironi të rekuperoni


Hapi 2: Zgjedhni hard diskun që dëshironi të rekuperoni.

Nga cili hard disk ju kanë humbur materialet që dëshironi të rekuperoi? Seleksionojeni atë dhe më pas shtypni butonin "Scan" për të gjetur materialet e humbura.


Hapi 3: Shikoni, rekuperoni dhe shpëtoni materialet.

Një preview i parë do ju lejojë të shikoni cilënë e materialeve tuaja, më pas ju mund të zgjedhni materialet që dëshironi të rekuperoni dhe t'i shpëtoni ato në kompjuterin tuaj.


Programi, duke qenë një version falas për Mac dhe Windows mund të ngrejë dyshime tek ndonjë përdorues, por ju sigurojmë që ky program është i sigurtë njëqind për qind dhe është edhe shumë i lehtë. Një program gjithëpërfshirër, falë tij mund të rekuperoni çdo file, edhe ato që keni fshirë përpara shumë kohësh: video, foto, muzikë, dokumenta, email, etj... direkt nga hard disku i kompjuterit tuaj. Provojeni, është falas! /iPhoneAlbania

6 comments:

  1. a ka problem nese iphone eshte jailbreak

    ReplyDelete
  2. Over the air, perditsim nga direkt nga pajisja dhe jo me ane te iTunes

    ReplyDelete
  3. A ka nevoj me instalu versionin psh 7.2 per iphone 4s

    ReplyDelete
  4. a dmth kjo qe bon me e ba downgrade iphonin nese ni version e ka qet OTA n'fund?

    ReplyDelete