Cortana, asistenti virtual i Microsoft, do të vijë së shpejti edhe për iOS për të sfiduar direkt Siri-n. Microsoft ka si qëllim të lëshojë Cortana në formë aplikacioni, si për iPhone ashtu edhe për iPad. Përdoruesit mund të shfrytëzojnë të gjitha funksionet e asistentit virtual, thjeshtë duke hapur aplikacionin.

Sigurisht, nuk do të ketë integrimin e plotë siç ndodh me Siri, por kurioziteti për të provuar Cortana pa patur nevojë të blejmë një smartphone Windows Phone, është shumë i madh. Microsoft po punon shumë për këtë projekt, me objektivin për të ofruar një asistent virtual më autonom dhe në gjëndje të marrë vendime vetë, në bazë të kërkesave të përdoruesit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment