CIA ka shpenzuar vite për të gjetur dobësi në iPhone dhe iPad. Ky lajm është bazuar në një dokument të zbuluar nga një burim i brendshëm i agjensisë i cili është publikuar nga media. CIA është fokusuar në strategjinë e sigurisë që Apple përdor për enkriptimin e të dhënave në iPhone dhe iPad. Punonjësit e CIA-s kanë përdorur mënyra të ndryshme fizike dhe jo evasive për të hakuar sistemin e sigurisë të këtyre pajisjeve të Apple.

Nëse software-i do të ishte hakuar, agjensia e spiunazhit do të kishte qasje në të dhënat e përdoruesit si dhe do të mund ti infektonte duke instaluar viruse në këto pajisje. Duke marrë parasysh që ky informacion është i saktë, atëherë kemi një tjetër prove të një lufte që po ndodh mes agjensive të spiunazhit të qeverisë dhe firmave teknologjike.

Nuk është hera e parë që burimi mediatik The Intercept publikon dokumente të tilla. Kohë më parë kjo media ka bërë publike dhe raporte që kanë akuzuar qeverinë amerikane për hakimin e qëllimshëm të produkteve të konsumatorëve duke pasur si synim vjedhjen e të dhënave personale të tyre. Shumë firma në fushën e teknologjisë janë ankuar për taktikat që përdorin qeveritë, duke shtuar se ato janë të jashtligjshme dhe dhunojnë të drejtat e përdoruesit.

Gjatë një eventi vjetor të njohur si Jamboree, pjesmarrësit zbuluan se punonjësit e CIA-s për të patur qasje në pajisjet e Apple, kanë krijuar një version të përafërt me iOS me pseudonimin "Xcode". Përmes këtij software ata mund të kishin qasje me fjalëkalimet dhe mesazhet personale, me pak fjalë të përgjonin. Dokumenti i publikuar nuk tregon nëse përpjeket e CIA-s kanë qënë të suksesshme apo jo. Agjensia nuk pranoi të komentonte mbi këtë informacion të publikuar. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment