Aktivizimi i Activation Lock në iOS 8 ka çuar në një rënie drastike të vjedhjeve të iPhone dhe iPad.  Activation Lock nuk na lejon të bëjmë restore ose të ç'aktivizojmë disa funksione të iOS pa vendosur të dhënat e llogarisë iCloud me të cilën është aktivizuar iPhone për herë të parë.

Statistikat zyrtare flasin qartë. Që kur u lëshua Activation Lock me iOS 7, vjedhjet e iPhone dhe iPhone kanë rënë shumë, por të dhënat më të mira janë arritur me iOS 8, ku Activation Lock është aktiv në default. Sipas raportit të Reuters, ka të paktën 3 të dhëna që e konfirmojnë këtë tendencë:

Vjedhjet e smarphone-ve kanë rënë shumë në tre qytete të rëndësishme që kur prodhuesit kanë nisur të aplikojnë "kill sswitch" që lejon ç'aktivizimin në remote të pajisjeve të vjedhura [...]. Numri i iPhone-ve të vjedhur ka rënë me 40% në San Francisco, me 25% në New York dhe në 12 vendet që kanë pasuar integrimin e kill switch të pajisjve Apple në shtator të vitit 2013. Në Londër, vjedhjet e smarphone-ve janë përgjysmuar.

Praktikisht, të vjedhësh një iPhone sot, ka vetëm rreziqe dhe asnjë lloj përfitimi ekonomik; në shumicën e rasteve keni në duar një pajisje që nuk mund të përdorni, me GPS të aktivizuar dhe që mund të monitorohet në remote nga pronari i telefonit. Kjo është edhe metoda më përdorur për të kapur hajdutët.

Teorikisht, ekziston një shërbim që arrin të devijojë Activation Lock, por kushton 150$ dhe kërkon 15 ditë punë; pa harruar edhe faktin se kjo metodë nuk do të funksionojë nëse në remote është aktivizuar funksioni "Lost Mode". Me pak fjalë, është pothuajse e pamundur dhe plot rreziqe. /iPhoneAlbania

1 comment: