Badland është një lojë aventurë e karakterizuar nga një atmosferë e veçantë, e ambientuar në një pyll plot me banorë të çuditshëm, pemë dhe lule të llojeve të ndryshme. Ka diçka që nuk shkon në këtë pyll dhe do të jetë detyra e jonë të zbulojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë duke luajtur në rolin e një banori.


Aventura e jonë do të jetë e vështirë dhe plot rreziqe pasi do të përballemi me një numër të madh pengesash. Loja bazohet krejtësisht tek fizika me komanda touchscreen. Për të ecur përpara me personazhin tonë simpatik, duhet ta bëjmë të fluturojë me disa prekje në ekran, prekjet e stërgjatura do ta bëjnë atë të fluturojë lart ndërsa kur e shkëpusim gishtin nga ekrani ai do të bierë poshtë.


Objektivi i kësaj loje do të jetë mbijetesa, por nuk do të jetë gjithmonë aq e thjeshtë. Kualiteti grafik ka bërë që Badland të cilësohet si një nga lojërat më të suksesshme në App Store. Nëpëmjet iCloud ju mund të shpëtoni të dhënat e lojës në disa pajisje iOS.


Badland është i disponueshëm në App Store me çmimin 3,99€. Kërkon 5.1.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon 158MB. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment