Apple ka publikuar versionin 10.10.3 të OS X për të gjithë entitetet të rregjistruar tek programi Public Beta. Kujtojmë që ky program lejon shkarkimin edhe instalimin e versioneve beta të OS X për qëllime testimi nga të gjithë. Pra versioni që do të shkarkoni është Beta nga ku Apple mund të marrë informacione në lidhje me problemet që do t'ju shfaqen gjatë përdorimit të sistemit.

Gjithashtu duam të kujtojmë që OS X 10.10.3 Beta sjell mundësinë për të provuar programin e ri për menaxhimin e fotove në OS X, Photos. Ky program do të zëvëndësojë programin ekzistues iPhoto por do të sjellë edhe shumë funksionalitete të reja.

Tjetër element i ri në OS X janë edhe ikonat që shprehin emocione, Emoji, të cilat do të sjellin karaktere të reja por edhe ikonat e flamurëve të shumë shteteve të cilat mund ti integroni kudo ku jeni duke shkruar tekst në OS X. Në qoftë se keni bërë rregjistrimin tuaj në programin Beta Testint të OS X 10.10.3 edhe e keni instaluar në Mac-un tuaj personal mund të na sillni përshtypjet e para të këtij versioni duke komentuar në këtë artikull. /iPhoneAlbania

1 comment:

  1. Dendi ne qoft se instaloj versionin 8.2 munde te me ndodh ndonje crregullim ne iphone 6

    ReplyDelete