Siç ju kishim njoftuar përpara disa javësh Apple premtoi se versionet beta të iOS 8.3 mund të instaloheshin nga të gjithë, pra pa patur nevojë për një çertifikatë si zhvillues programesh për App Store. Dje Apple ka publikuar për të gjithë pikërisht iOS 8.3 beta edhe çdo kush nga ju mund ta instalojë atë.

Kjo zgjedhje e Apple duket se vjen si nevojë e kompanisë për të përmirësuar iOS nga problemet që shfaqen vazhdimisht pas publikimit të një versioni me shumë ndryshime. Në fakt shumë programe në iOS 8 nuk janë akoma shumë të qëndrueshëm sipas ekspertëve, edhe prezantimin i një versioni beta për publikun do të thotë që Apple realisht po kërkon të marrë sa më shumë raportime problemesh.

Në qoftë se dëshironi të bëheni pjesë e programit iOS Beta Testing mund të rregjistroheni falas nga ky link. iOS 8.3 beta mund të instalohet vetëm me ftesa për momentin. Praktikisht Apple ka zgjedhur një numër të limituar përdruesish dhe i ka dërguar atyre një email me të gjitha informacionet e nevojshme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment